Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.
Në qendër të diskutimit, tha Haradinaj, ishte thellimi i marrëdhënieve dypalëshe, perspektiva euroatlantike e Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Antarësim të Kosovës në NATO.
“Pata nderin të pres Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Jonathan Hargreaves. Diskutuam për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, perspektivën euroatlantike të Kosovës, përfshirë Planin Aksional për Antarësim të Kosovës në NATO. Me Ambasadorin Hargreaves, biseduam gjithashtu për zgjedhjet e 9 shkurtit dhe menaxhimin e këtij procesi, deri në certifikimin e rezultateve.” – tha Haradinaj.
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për zgjedhjet e 9 shkurtit. “Mbretëria e Bashkuar mbetet një nga aleatët më të rëndësishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Vlerësojmë lart përkrahjen e vazhdueshme të Londrës për konsolidimin e shtetit tonë dhe forcimin e demokracisë, si dhe angazhimin e tyre për stabilitetin në rajon.”