Haradinaj: Takimet e liderëve politikë janë të kota, më 6 tetor të jemi të gjithë në shesh

Daut Haradinaj, ka reaguar lidhur me takimet e fundit mes liderëve politikë, duke i cilësuar ato si të padobishme.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se këto takime, sipas tij, nuk do të sjellin rezultat dhe i cilësoi si “manovra se kush kujt po ia fut”.

“Takimet e kota të liderëve politikë s’do të prodhojnë asnjë send. Vetëm manovra se kush kujt po ia fut”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që më 6 tetor të mblidhen në shesh.

“Më 6 tetor do të duhej të ishim të gjithë në shesh”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img