4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj takim përmbajtësor me bashkëatdhetarët: Diskutuam për prioritetet e Aleancës për diasporën

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot diskutim përmbajtësor me bashkatdhetarët, me të cilët ka diskutuar për prioritetet e Aleancës për diasporën në programin zgjedhor 2025-29.

Haradinaj njofton se gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë dhe përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave në vendet ku jetojnë, për ta forcuar më tej lidhjen e tyre me atdheun.

“U miratuan qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor të Aleancës 2025-2029, disa prej të cilave janë me sa vijon;

1. Forcimi i pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë;

2. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe doganore, me legjislacion të ri, për investime kapitale nga diaspora;

3. Rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë. Do të përpilohen programe specifike për qytete apo rajone ku ka përqendrim të madh të shqiptarëve për mësim të gjuhës shqipe, si veprime për parandalimin e asimilimit dhe harresës së gjuhës amtare.

4. Hartimi dhe miratimi sa më parë i Ligjit për Diasporën”, shkruan Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img