Ai ka përmendur edhe një herë rastin e dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirin, duke thënë se ky i fundit është ende në pozitën e tij, raporton lajmi.net.
“Abelardi ende është ministër. Ende nuk është definitive dorëheqja e tij. Si të vendosë Partia Demokratike e Kosovës do të ndodhë. Ai është një ministër i respektuar”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se PDK-ja do të bëjë disa rifreskime në Qeveri.
Tutje, Haradinaj shtoi se emërimi i ministrave është emërim politik dhe partiak.
Ai po ashtu bëri të ditur se nuk e kanë pranuar shkresën e Tahirit mbi dorëheqjen.