Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Ta zëmë në qosh Serbinë, kurrë më keq s’i ka pasur punët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta përkrahte marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nëse materia e saj nuk do ta cenonte sovranitetin dhe territorin e Kosovës.

Haradinaj, duke folur në Pressing të T7, ka thënë se është kohë e përshtatshme që Serbia të zihet në qoshe, për ta nënshkruar marrëveshjen përfundimtare me njohje të ndërjsellë.

“Duhet zënë në qoshe tash, Serbia kurrë më keq se tani s’ka qenë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj e ka lidhur pozicionin e pafavorshëm të Serbisë, me rrethanat gjeopolitike, që lidhen me luftën në Ukrainë dhe me pozicionin e saj pro-Rusisë në përplasjet me Perëndimin.

“Është e demaskume tash, nuk i ka vënë sanksione Rusisë”, ka vazhduar ai.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe faktin që në shtëpinë e Bardhë në SHBA, presidenti është Joe Biden, që sipas tij, i shkon në favor Kosovësn.

“Në Amerikë është presidenti Bideni. Nuk di çfarë momenti tjetër presim”, ka vazhduar ai.

Exit mobile version