Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, ka bërë të ditur se sot ka mbajtur tubim me qytetarë në Suharekë.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se në Shirokë të Suharekës pa vendosmërinë e një gjenerate që di të mendojë, të punojë dhe të ndërtojë.
“Këta të rinj, nga një qytet që ka dëshmuar se di të krijojë vlera e zhvillim ekonomik, janë shembull i asaj që Kosova mund të arrijë. Rininë do ta mbështesim me grante pa kthim për bizneset e reja. Bursa për të gjithë studentët, si në universitetet publike ashtu edhe në ato private”.
“Për përgatitjen e tyre profesionale, 6% e GDP-së do të ndahet për arsim e edukim. Këto janë investime që do të nisin menjëherë pas 9 shkurtit. Çelësi i zhvillimit të vendit është i qartë – anëtarësimi direkt në NATO dhe forcimi i aleancës së përhershme me Amerikën”, ka thënë Haradinaj.
Ndër tjera, ai ka shtuar se rinia e Suharekës e ka dëshmuar se e kupton këtë vizion dhe se masovikisht është bashkuar për Kosovën Fituese