Site icon PrishtinaPress

Haradinaj-Stublla vlerëson nevojën e hapjes së Urës së Ibrit

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se është shumë e nevojshme që Ura e Ibrit të hapet, për të shtrirë rendin e ligjin.

Sipas saj, nëse shtyerja e zgjedhjeve në Veri nuk shfrytëzohet për të bërë pikërisht këtë gjë, atëherë nuk do të ketë fare sens politik, ligjor e as shtetëror. 

“Nëse kjo shtyerje e zgjedhjeve lokale në veriun e Kosovës nuk shfrytëzohet për të hapë përfundimisht Urën e Ibrit, për të shtrirë rendin e ligjin, dhe për të asgjësuar bandat kriminale të Vuçiqit në veri, nuk do të ketë asnjë sens politik, as ligjor, as shtetëror!” shkroi Haradinaj-Stublla në facebook.

Zgjedhjet në veri të vendit, me vendim të presidentes Vjosa Ossmani, sot u shtyen për deri në prill të vitit të ardhshëm.

Exit mobile version