1.5 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Stublla: Serbisë shumë pak i bëjnë presion, s’ka presion as për të pagjeturit

Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi në emisionin Pressing në T7. Ajo thotë se Kosova është në presion asimetrik karshi Serbisë.

“Jemi në presion asimetrik. Po shihet edhe nga gjuha dhe pretendimet e tyre territoriale që i kanë ende mbi neve.  Serbisë shumë pak i bëjnë presion, s’ka presion as për të pagjeturit. Qysh ulesh me një shtet i cili ka pretendime ekspansioniste dhe territoriale mbi ty. Si pret njohje”, tha ajo.

Haradinaj Stublla shtoi se Asociacioni është i shmangshëm si opsion, njëjtë sikur që ishte edhe shkëmbimi i territoreve.

“Asociacioni është opsion. Edhe shkëmbimi i territoreve ishte opsion dhe ai u shmang”, tha ajo.

“Mendoj se Asociacioni me kompetenca ekzekutive i nënshkruar më 2013 dhe 2015 është i shmangshëm, pikërisht për shkak të mbrojtjes ligjore që kemi marrë me aktgjykimin e gjykatës kushtetuese. Janë 200 mijë qytetarë që kanë nënshkruar peticionin. Nuk është pak. Është vullnet i popullit”, shtoi ajo. /Gazeta Express/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img