2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Stublla: Nëse Kurti refuzon ta implementojë Asociacionin duhet ta mirëkuptojmë, e ka kundërshtuar në opozitë

Ish-ministrja për Punë të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti refuzon ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, duhet të mirëkuptohet.

Sipas Haradinaj-Stubllës, Kurti nuk e ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin, prandaj sipas saj, ai ka të drejtë ta kundërshtojë atë, nëse kërkohet që të implementohet me kompetenca ekzekutive.

“Nëse kryeministri Kurti nuk pranon që të vazhdoj në këtë dinamikë të re të dialogut dhe nuk e pranon që ta implementojë asociacionin ashtu siç i propozohet, duhet ta mirëkuptojmë, sepse është një kryeministër që ka ardhë në pushtet duke e kundërshtuar asociacionin, ka ardhë në pushtet duke premtuar që s’do ta implementojë një asociacion me kompetenca ekzekutive dhe tek e fundit që të jemi të sinqertë tani, pse ta implementojë nëse nuk e ka nënshkruar vet? Pse ta marr këtë përgjegjësi?”, ka thënë Haradinaj-Stublla në Pressing të T7.

Haradinaj-Stublla ka thënë se nëse Kurti vendos të mos e pranojë një model të tillë të asociacionit, ai duhet të lëshojë udhën për ta implementuar ata që e kanë nënshkruar.

…ai të lëshojë rrugën, të vijnë në pushtet ata që e kanë nënshkruar dhe le ta implementojnë”, ka deklaruar ajo.

Sipas Haradinaj-Stubllës, Kosova ka bërë bërë gabim kur e ka nënshkruar asociacionin, duke pranuar që ekipi i cili e drafton dhe menaxhon asociacionin të jetë mono-etnik.

“Nuk duhet të ketë ekskluzivitet mono-etnik një OJQ. Nuk duhet të merremi me drafte, por të fokusoemi që të merremi me kualtetiten e e qëndrimit të Kosovës në dialog”, ka thënë tutje ajo.

Gjithashtu, ish-ministrja ka thënë se qeveria dhe opozita duhet të bashkohen në këtë kohë, para marrëveshjes me Serbinë.

“Opozita e ka me borxh që t’ia fal unitetin kësaj qeveria, ndërsa opozita ia ka borxh opozitës transparencën. Le të bëhen bashkë në një ekip uniteti dhe ta qetësojnë edhe popullin sepse edhe kjo është trazire psikike që i bëhet popullit. Prindërit e mi janë të shqetësuar saherë ka këso lloj dinamikash për dialogun”, deklaroi ajo në Pressing.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img