1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj-Stublla kritike: Më vonë dialogu do të devijoj në njohjen e plotë në këmbim të ndarjes së Veriut

Ish-kryediplomatja kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të Scholz, Macron dhe Meloni ku kërkojnë nga Serbia që ta japë njohjen “de-facto”.

Ajo ka thënë se s’duhet harruar dy fakte, që zbatimi vullnetar i “njohjes-defacto” nuk ndodh pa e hequr Serbia nga Kushtetuta Kosovën dhe se njohja de-facto nuk është kundërvlerë për modelin e Asociacionit.

Ish-kryediplomatja ka bërë një paralajmërim, duke thënë se në bazë të një rendi të tillë logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer njohjen e plotë diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës.

Reagimi i plotë:

Dy fakte duhet të mos i harrojmë:

1. Zbatimi vullnetar i ‘Njohjes Defakto’ nuk ndodhë pa u hequr Kosova nga Kushtetuta e Serbisë;

dhe

2. ‘Njohja defakto’ NUK është kundërvlerë për model të ri Asociacioni (ndryshe nga ekzistuesi i komunave të Kosovës).

????Prandaj sipas këtij rendi logjik, disa vite më vonë dialogu do të devijojë duke këmbyer Njohjen e plotë Diplomatike me ndarjen e veriut të Kosovës!!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img