Ish-ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar nga MPJ që të hap zyrë ndërlidhëse në Kiev të Ukrainës.
Sipas saj, MPJD nuk ka strategji lobimi “për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse”.
Haradinaj-Stublla, vlerëson se duhet të fillojnë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë).
Postimi i plotë i Haradinaj-Stublla, pa ndërhyrje:
KOSOVA TË HAPË ZYRE NDËRLIDHËSE NË KIEV TË UKRAINËS
Edhe pas 2 vitesh, shohim se MPJ nuk ka strategji lobimi për mirëmbajtjen dhe thellimin e raporteve bilaterale ekzistuese me shtete njohëse, e as iniciativa të reja për të filluar një komunikim të thjeshtë bilateral me shtete mosnjohëse.
Për shembull, MPJ do të duhej të kërkojë nga lidershipi i Ukrainës (ndoshta përmes Ministres së Jashtme Olta Xhaçka apo Ministrit të Jashtëm Bujar Osmani) të fillojë bisedimet për të hapë një Zyre Ndërlidhëse të Kosovës në Kiev (ashtu siç e kemi në Athinë), sidomos tani që edhe Shqipëria e hapi Ambasadën e saj aty, dhe ka një bashkim të të dyja shteteve (Kosovë e Ukrainë) në polin anti-Rusi.
Kosova nuk e kapitalizoi aspak vendimin e Serbisë për mosvendosje të sanksioneve ndaj Rusisë, dhe ky mbase do jetë momenti i fundit për të filluar./Prishtinapress/