Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla ka bërë një reagim pasi Kosova ka kaluar me sukses fazën e parë të anëtarsimit në Këshillin e Evropës.
Ajo thotë se besimi i pakontestueshëm në demokraci e paqe, bashkëpunimi i ngushtë e i përhershëm me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë, dhe konstruktiviteti i qëndrueshëm në dialogun me Serbinë e kompromiset e dhimbshme sollën këtë rezultat.
Mes tjerash, ish-ministrja ka përgëzuar institucionet e Kosovës për këtë hap të rëndësishëm sot.
Shkrimi i plotë:
REPUBLIKA E KOSOVËS NË KËSHILL TË EVROPËS (KE)
Besimi i pakontestueshëm në demokraci e paqe, bashkëpunimi i ngushtë e i përhershëm me aleatët tradicionalë ndërkombëtarë, dhe konstruktiviteti i qëndrueshëm (e besa edhe kompromiset e dhimbshme) në dialogun me Serbinë – sollën përfundimisht rezultatin e sotëm ku Republika e Kosovës është proceduralisht me një këmbë brenda Këshillit të Evropës!
Përgëzime institucioneve të Kosovës për këtë hap të rëndësishëm sot, duke shpresuar për të njejtën siguri procedurale e politike përgjatë rrjedhës së hapave të mëtutjeshëm deri në konfirmimin përfundimtar të Kosovës si anëtare me të drejta të plota!
(Fotografi e vitit 2011 në vizitë studimore në KE, Strasburg, Francë).#