Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si legjitime kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune Boshnjake, shkruan Gazeta Express.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se e sheh si legjitime kërkesën e deputetes boshnjake, Duda Balje, për krijimin e një komune boshnjake.
Haradinaj tha se një krijimin e një komune boshnjake do ta bënte qysh sot.
“Pse jo, po, sot. Çka na rrezikon neve me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak. Çka humbim, asnjë gjë”, tha Haradinaj në një bisedë me gazetarin Astrit Gashin.
“Çka na rrezikon neve me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak. Çka humbim, asnjë gjë”, ka pyetur Haradinaj.
Kujtojmë, se kryetarja e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje në takimin e mbajtur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për bisedime rreth formimit të qeverisë kishte treguar para gazetarëve kërkesat e saj.
“Në fakt unë dola para kryeministrit me kërkesat që ne si boshnjak i kemi. Nuk kemi marrë asnjë konfirmim dhe nuk kemi dhënë asnjë konfirmim. Do me thënë është takimi i parë. Tash për tash jemi në fazën e bisedimeve dhe asgjë konkrete. Për kërkesa fola disa herë, do me thënë është komuna e boshnjakëve, reforma në arsim edhe trajtim i barabartë me të gjithë deputetët që kanë një votë brenda Kuvendit. Nuk e kemi caktuar hala takimin e radhës”, kishte thënë ajo.