Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Situata në veri është keq dhe drejt eskalimit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar edhe njëherë lidhur me situatën e krijuar në veri të vendi.

Ai, ka shkruar se zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë

“Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.

Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit./Prishtinapress/

Exit mobile version