Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas konferencës që mbajti sot ka reaguar serish.

Ai ka thënë se situata në Kosovë është duke u përkeqësuar dhe se e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë në vendin e tij.

Po ashtu ai ka thënë se Kosova nuk e ka luksin që ti dëgjoj tekat e Albin Kurtit, që rrezikojnë ekzistencën e shtetit dhe lirinë, dhe se rrezikimi i shtetit nuk i lejohet askujt.

‘’ Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë.

Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhti.

Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit’’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij!

Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë,  e jo për populizma që me to t’i shërojë egot e sëmura Kryeministri.

Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë.

Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.

Unë s’kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit.

Prandaj ndalu!

Exit mobile version