1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj, shqiptaro-amerikanëve: Kosova ka nevojë për ju, sidomos në këtë kohë kritike që po kalon shteti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në përmbyllje të vizitës së tij në New York, në një darkë u takua me Rrustem Gecajn e pjesëtarë të tjerë të diasporës kosovare në ShBA.

Haradinaj tha se i falënderoi ata për kontributin, sipas tij, të jashtëzakonshëm në të gjitha etapat për Kosovën dhe kombin shqiptar në përgjithësi.

“Ishte kënaqësi e madhe të bisedoja me atdhetarin e shquar, Jim Xhema. Nga përtej Atlantikut, ai nuk u ndal kurrë së angazhuari për kauzën shqiptare. Që nga vitet e hershme, z. Xhema ka qenë aktiv në ndërtimin e lidhjeve të forta me figura kyçe të politikës amerikane, duke siguruar një mbështetje të madhe për çështjet tona kombëtare”.

“Falënderues ndaj komunitetit shqiptaro-amerikan në Neë York dhe gjithandej Amerikës për kontributin në të gjitha etapat historike për kombin. Kontributi i juaj që nga vitet 90’ kur shqiptarët përballeshin me represionin e regjimit serb, sensibilizoi politikën amerikane e botërore për çështjen e Kosovës”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Kosova ka nevojë për komunitetin shqiptaro-amerikan në këtë kohë, siç tha ai, kritike nëpër të cilën po kalon shteti e populli.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img