Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Shqetësuese numri i aksidenteve me fatalitet, kujdes gjatë vozitjes

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur shqetësimin e tij të madh për aksidentet e shumta rrugore që po përfundojnë me fatalitet.
Vetëm sot, në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Prishtinë – Pejë humbën jetën tre persona dhe u lënduan dy të tjerë.

Haradinaj me anë të një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të aksidentuarave, duke bërë thirrje për kujdes gjatë vozitjes.

“Shqetësues fakti i aksidenteve me fatalitet që po ndodhin në Kosovë. Ju bëj thirrje të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektim të rregullave të komunikacionit, kurse nga policia e vendit respektim të ligjeve”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version