Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se këto 11 vite të pavarësisë qytetarët kanë rrugëtuar së bashku.
“Këto 11 vite shtet edhe qeveria e ka rrëfimin e vet nga koha kur kem marrë përgjegjësi, është me rëndësi t’ua përkujtojmë qytetarëve se jemi marrë me kujdes me të gjitha temat. Kemi marrë vendime të mëdha sikur ato që i kaluam si Ushtria, Trepça e vendime tjera ekonomie, ajo që dëshiroj të them është se në dhjetvjetshin e dytë besoj se do të jetë një vit i konsolidimit si shtet i përmbylljes së temave të hapura”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka përmendur edhe arritjen e një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë.
“Shpresoj të jetë vit i përmbylljes së temave edhe një marrëveshje obligative ligjore me Serbinë në kufijtë ekzistues dhe anëtarësim në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi has dhe jemi në sfida, por Kosova nuk e ka lluksin të bëj hapa mbrapa pasi hapat e mbrapa e dobësojnë Kosovën këtë duhet ta dijnë esdhe miqt tonë. Duke ju uruar nga zemra të gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 11 vjetori i pavarësisë e lavdi të gjithë atyre që kanë rënë për liri”, ka përfunduar kryeministri.