Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për popullin turk dhe Presidentin Recep Tayyip Erdogan, pas tragjedisë që ndodhi në Kartalkaya, ku humbën jetën disa persona, shkruan GazetaDemos.
“Me mendje dhe zemër pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në fatkeqësinë që ndodhi në Kartalkaya të Turqisë. Ngushëllime popullit dhe Presidentit Erdogan për këtë humbje të madhe,” ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Me mendje dhe zemër pranë familjeve që humbën të dashurit e tyre në fatkeqësinë që ndodhi në Kartalkaya të Turqisë.
Ngushëllime popullit dhe Presidentit Erdogan për këtë humbje të madhe.