0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Ai ka thënë se përkundër sfidave, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm. Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Le të na shërbejë dita e sotshme si pikënisje dhe inspirim për secilin prej nesh për të punuar shumë në këtë drejtim!”, ka shkruar ai në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img