7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj shkon për iftar në Klinë: Kosova kurrë s’ka pasur më shumë nevojë për AAK-në se sot

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kanë takuar strukturat e saj në Klinë në një iftar të përbashkët.

Haradinaj tha se AAK-ja po rritet e forcohet çdo ditë, teksa koalicioni me Nismën, sipas tij, është kthyer në forcë serioze politike, me përkrahje e besim të gjerë si brenda Kosovës e edhe jashtë saj, por siç tha edhe të aleatëve strategjikë të vendit.

“Vizitat nëpër komuna si kjo tek kolegët tanë në Klinë, janë rast i mirë për t’i shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe punën e mirë të kryetarit Zenun Elezaj dhe autoriteteve tjera komunale në udhëheqjen e qeverisjes lokale në Klinë”, shkroi Haradinaj.

Tutje, Haradinaj tha se Kosova kurrë s’ka pasur nevojë më shumë për AAK-në si koncept politik, për të ofruar, sipas tij, ndryshimin e nevojshëm.

“Ta anëtarësojmë Kosovën në NATO për t’i dhënë mundësi zhvillimit dhe mirëqenies”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img