Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se gjendja në sistemin e arsimit nuk është e kënaqshme. Prandaj sipas tij, duhet edhe shumë punë që të arrihen rezultatet.
Haradinaj madje e ka arsyetuar edhe shkarkimin e bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), duke thënë se kur e mori këtë vendim nuk e bëri për inatin e askujt.
“Me këtë po ju siguroj se asgjë nuk është bërë për inatin të askujt. Kur është shkarkuar ajo agjencia besomë që nuk i kom shikuar emrat”, tha Haradinaj.
Agjencia e Kosovës për Akreditim, në muajin shkurt është përjashtuar nga Regjistri Evropian i Sigurimit të Cilësisë për Arsimin e Lartë (EQAR), me arsyetimin se ajo ‘ka humbur aftësinë e vet për të vepruar në mënyrë autonome që nga vendimi për shkarkimin e bordit me 25 shtator 2017.