-5.1 C
Pristina
Sunday, January 5, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj: Sfida e madhe e vitit 2025, të dalim nga sanksionet e izolimi

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se viti 2025 do të jetë vit sfidues.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se është obligim që Kosova të bëhet fituese.

“Është obligim yni që Kosovën ta rikthejmë kah e mbara dhe ta bëjmë fituese.

Që të mos na ndodhë që edhe natën e ndërrimit të motmoteve ta presim në terr. Ose që vëllëzërit tanë mërgimtarë të detyrohen të kthehen për shkak të mungesës së rrymës.

Që mos e mashtrojmë popullin se për kolapsin energjitik, fajtor është zhvillimi i hovshëm ekonomik.

Që t’mos na ndodhë që t’i mbrojmë hajnat e ta sulmojmë gjyqësorin.

Ku kryeministri e poshtëron sistemin gjyqësor dhe nuk i përgjigjet ftesës së prokurorisë për intervistim”.

Haradinaj ka shtuar se sfida e parë e madhe është të dilet nga sanksionet dhe izolimi nga partnerët e vendit.

“Sfida e parë e madhe është se si të dalim nga izolimi e sanksionet e të rirreshtohemi me partnerët strategjikë, posaçërisht SHBA. Kosova e ka jetike anëtarësimin direkt në NATO” – ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img