1.1 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj s’e mohon koalicion me VV-në pas 9 shkurtit: Janë shqiptarë, s’kam asgjë personale

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisionin DPT te Fidani, ka folur rreth disa zhvillimeve politike në vend.

Haradinaj në Klan Kosova pati disa kritika për Qeverinë Kurti, sidomos rreth korrupsionin.

Por, ai nuk e mohoi se subjekti i tij AAK-ja do të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pas 9 shkurtit.

“Ata shqiptarë janë. Pse mos me qenë? Unë s’kam asgjë personale. Ne kemi bashkëpunuar me Vetëvendosjen, kemi pasur opozitarizëm shumë të fortë. Natyrisht, kanë qenë edhe burra të tjerë që sot nuk jonë me VV-në, prej Visar Imerit, Dardan Molliqaj, Dukagjin Goranit, Dardan Sejdiut, Shpend Ahmetit, Ilirit e krejt”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Ai u shpreh se tani shoqëria kosovare është tejet e polarizuar, thuajse njëjtë sikur pas luftës qysh ka qenë UÇK-ja dhe partitë e luftës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img