Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur rreth çështjes së Asociacionit, duke thënë se si i tillë është i trashëguar.
Përveç faktit se nuk i la faj Kurtit për pranim ose jo, ai në një mënyrë të tërthortë edhe e mbështeti themelimin, duke shtuar se është si me rastin e Gjykatës Speciale.
Në një paraqitje në Debat Plus, i pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, shtoi se dikush e ka marrë obligim dhe se duhet të respektohet.
Madje, ai kujtoi kohën kur protestonte kundër Asociacionit, duke thënë se atëherë e ndihmonte vendin.
“Kam protestu kundër Asociaiconit, ai presioni me protesta, ka rezultu, që gjykata na ka nxjerrë prej rrugëve. E kam ndihmu Kosovën kur e kam kundërshtu Asociacionin. Nuk kam asnjë hise në Asociacion, asnjë hise asnjë ndihmë. Është e keqe e trashëgume. A po ankohemi për Gjykatën Speciale, por e kemi bërë vetë. Situata nuk është ndryshe, dikush e ka marrë obligim, sikur me Gjykatën Speciale”, ka thënë veç tjerash ai.