1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Roli i Francës është rritur në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga ambasada franceze në Kosovë, për nder të Ditës Kombëtare të Francës – 14 korrikut.

Haradinaj në këtë organizim ka thënë se Franca ka ndihmuar Kosovën me investime milionëshe.

I pari i vendit gjithashtu ka përmendur qëndrimin pozitiv të Francës për vizat dhe për qëndrimin e saj në marrëveshjen me Serbinë në kufijtë ekzistues të Kosovës.

“Franca ka ndihmuar Kosovën me projekte, investime direkte. Franca vazhdon ta ndihmojë Kosovën në rrugën e integrimeve euro atlantike. Roli i Francës është rritur edhe në arritjen e marrëveshjes me Serbinë, përkatësisht njohjen në kufijtë ekzistues. Pra, një marrëveshje kornizë në kufijtë ekzistues, që do të mundësonte nisjen e dialogut. Përkrahja e Francës për vizat është pozitive, e hapur, pra kemi një protokoll të përbashkët bashkëpunim”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img