0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Gracism Global, David Anderson.

Haradinaj ka thënë se David Anderson është një nga autoritetet kryesore në botë për ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit e kulturës.

“Pata kënaqësinë të takoj Dr. David Anderson, themelues dhe president i Gracism Global, një nga autoritetet kryesore në botë në ndërtimin e urave në ndarjet e thella të racës, besimit, kulturës dhe pasurisë. Falënderova Dr. Anderson për punën e tij globale që ka sjellë shpresë e pajtim për komunitetet, nga Afrika, Azia, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se rezultati më i madh i paqes është anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO.

“Theksova së rezulati më i madh i paqes dhe zhvillimit është anëtarësimi direkt në NATO i Kosovës, duke iu bashkuar kombeve liridashëse”, është shprehur Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img