Site icon PrishtinaPress

Haradinaj reagon përsëri: Nuk pranoj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri për atë që është duke ndodhur në Uashington.

Haradinaj ka thënë se pranon marrëveshje vetëm me SHBA-të sa i përket Ujmanit.

“Unë nuk do të pranoj që Kosova të nënshkruaj marrëveshje trilaterale ku Serbia është palë karshi Kosovës. Kosova duhet të marrë obligime dhe të drejta vetëm me ShBA, ku vetëm ShBA-të janë garantuese të sovranitetit dhe zhvillimit tonë. Ujmani është i yni dhe pranojmë bashkëpunim vetëm me ShBA-të për zhvillimin e energjisë dhe ujrave”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version