Site icon PrishtinaPress

Haradinaj reagon pas rezultateve, uron dy kandidatët pretendent për kryeqytetin

Daut Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas numrimit të votave nga KQZ për zgjedhjet lokale.

Haradinaj ka thënë se rezultati më i mirë për të ishte bashkërruëgtimi me qytetarët e kryeqytetit dhe ka uruar dy kundërkandidatët pretendent për fitore.

“Rezultati më i mirë për mua ishte bashkërrugëtimi im me ju. Urime dy kandidatëve pretendues për Kryetar të kryeqytetit”, ka shkruar Haradinaj.

Daut Haradinaj i AAK-së është renditur i katërti në kryeqytet me 3 mijë e 850 vota, apo 4.82%.

Postimi i plotë:

 

Exit mobile version