5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj reagon pas ndalesës nga Serbia të sportistëve kosovar, ka një mesazh!

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj  ka deklaruar se ndalimi i Kombëtares së Kosovës nga autoritetet e Serbisë, për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Karatesë në Novi Sad të Vojvodinës, është akt i papranueshëm që nuk i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.

Sipas shefit të qeverisë kosovare, autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm.

“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img