15.8 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Raporti i Progresit pasqyron shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian për Kosovën, duke e cilësuar atë si pasqyrim të shthurjes së sistemit qeverisës në vend.

“Raporti i Progresit, ashtu siç pritej, reflekton në masë të madhe shthurjen e sistemit qeverisës në Kosovë dhe largimin e vendit nga të gjitha proceset që e përafrojnë drejt Bashkimit Evropian”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai shtoi se kjo shfaqet në cenimin e demokracisë parlamentare, ndërhyrjet në media, sabotimin e sistemit të drejtësisë dhe defektet në prokurim.

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 kritikoi ashpër qeverisjen aktuale, duke thënë se “Kurti e largoi dhe e sabotoi Kosovën nga proceset që e bëjnë anëtare të NATO-s”. Haradinaj e konsideroi largimin e Kurtit nga qeverisja si “një obligim kombëtar”, duke shprehur shqetësimin e tij për atë që e quan “largim të Kosovës nga të gjitha integrimet euroatlantike”. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img