Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Qeveria vazhdon dialogun dhe transparencën ndaj gazetarëve

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka garantuar gazetarët se Qeveria është e gatshme të flasë me gazetarët në tërësi.

”Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Kosova ka shënuar ngritje për katër vende në mbrojtjen e gazetarëve, sipas Raportit të Reporterëve pa Kufij dhe ky përmirësim fiton në peshë pasi që sivjet hetohet një rënie e përgjithshme të lirisë së shtypit në Europë në tërësi në vitin 2018.

Megjithëse Raporti i Reporterëve pa kufij, për këtë vit ka përmendur përmirësimet në marrëdhëniet mes mediave dhe Qeverisë, duke vënë në dukje se Qeveria aktuale duket më e gatshme të flasë me gazetarët dhe mediat në tërësi.

Qeveria do ta vazhdojë këtë dialog me gazetarët për një transparencë dhe llogaridhënie gjithnjë e më të avancuar, duke qenë e vetëdijshme për sfidat që i ka përpara për të krijuar një pasqyrë plotësisht pozitive në progresin e lirisë së shtypit. RH”.

Exit mobile version