1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Qeveria t’i lë fjalët e t’ua kthejë dinjitetin punëtorëve

I pari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti në Ditën e Punëtorëve. Thotë se punëtorit duhet t’i kthehet dinjiteti.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haradinaj theksoi se ky 1 Maj, punëtorët e vendit tonë i gjeti “pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për këto një vit e sa, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve e pa shpresë për ditë më të mira”.

“Qeveria duhet t’i lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve!”, shtoi Haradinaj.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Një Maji, është ajo dita kur punëtorët kërkojnë të drejtat e tyre, e kur pushtetet përpiqen të tregojnë sa shumë kanë punuar për ta. Por, Një Maji Kosovën e gjenë me të drejta të nëpërkëmbura e të shkelura të punëtorëve. Pa Ligj të Pagave, pa rritje të pagave për këto një vit e sa, pa sigurim shëndetësor e pa shtesa të fëmijëve e pa shpresë për ditë më të mira.

Dita e punëtorëve, punëtorët kosovarë i gjenë në një situatë të rëndë. Qindra mijëra punëtorë të sektorit privat pothuaj se janë lënë pasdore, ndërkohë që edhe sektori publik me këtë shtrenjtimin enorm të jetesës, e ka të vështirë ta lidh fillimin me fundin e muajit!

Qeveria duhet t’i lërë fjalët e t’iu kthejë dinjitetin punëtorëve!

Urimi im për të gjithë punëtorët e Republikës së Kosovës në këtë 1 Maj është, Paçit ditë më të mira!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img