-1.4 C
Pristina
Thursday, January 16, 2025

Buy now

spot_img

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka kthyer ekonominë në ‘Koncept Stalinist’

Ramush Haradinaj, kandidati për kryeministër i koalicionit Kosova Fituese, tha se gjendja e ekonomisë së vendit nuk është në nivelin e duhur.

Në tubimin e tij me qytetarë sot në Rahovec, ai tha se Qeveria Kurti ekonominë e vendi e ka kthyer në një “Koncept Stalinist”.

“Çka i ka ndodhur Kosovës? I ka ndodhur një dëmtim i konceptit ekonomik, pra si ka me u bo ekomonia në Kosovë. Tek ne, qeveria e kryeministri, atij që po i them ‘shko, shko më shpejt’, e ka dëmtuar sigurinë ekonomike, iu ka krijuar pasiguri të gjithëve, pasiguri kanë punëtorët, pasiguri kanë sipërmarrësit, pasiguri kanë partnerët ekonomik”.

“Ekonominë tonë gati e ka kthyer në një koncept Stalinist, besomëni nuk e them rastësisht, ne duhet t’i japim siguri ekonomisë tonë, pjesëmarrësve atyre që janë akterë ekonomik, duhet me i dhënë siguri punëtorëve që me i dalë paga deri në fillim të muajit tjetër, si me ndërru këtë gjendje më shpejt”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka potencuar se Qeveria duhet të ketë frymën e bashkëpunimin me bizneset që t’i ketë, ato partnere.

“Ju lutem, duhet të dërgojmë mesazhe të qarta se bizneset janë partnerë, janë partnerë që krijojnë buxhet, krijojnë investime, duhet t’i fuqizojmë sipërmarrësit tanë, jo vetëm të mëdhenjtë dhe jo vetëm disa, por çdo sipërmarrës të Kosovës duhet ta kesh partnerë dhe duhet ta mbështetësh, ta mbështesë Qeveria të jetë afër tyre”.

“Duke krijuar fuqi ekonomike, ne në një farë mënyrë përfitojmë ne tregun rajonal, pra ju hyjmë në hise edhe komshinjve. Sa më shumë biznese të suksesshme të Kosovës, ne marrim hisen tonë në tregun në rajon. Sa më shumë që i dobësojmë e i frikësojmë, e i zvogëlojmë bizneset tona ju sigurojë se ne vetëm në treg për rajonin kthehemi edhe parja jonë ka me dalë jashtë, edhe bilanci ynë tregtar ka me qenë më i keq. Na duhen zona biznesore”, ka thënë Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img