Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pyet presidenten pse po hesht për gazin, kërkon dorëheqjen e Kurtit

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pasi marrëveshjes për targat e automjeteve dhe refuzimin e projektit të gazsjellësit amerikan.

Haradinaj në një konferencë për media tha se Kurti i ka plotësuar të gjitha kushtet për të dhënë dorëheqje.

“Albin Kurti me dy veprimet e fundit e ka rrezikuar shtetin e Kosovës dhe partneritn me SHBA-të. Ky njeri i ka plotësuar të gjitha kushtet të jap dorëheqje, mbetja e tij në këtë detyrë qoftë edhe për një ditë të vetme është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën.  Unë me kohë e kam vërejtur se është mashtrues e i rrezikshëm për vendin”, tha Haradinaj.

Ai madje pyeti edhe presidenten e vendit se pse po hesht për vendimin e refuzimit të projektit të gazsjellësit amerikan.

“Kam një pyetje për presidenten e vendit, pse po hesht për refuzimin shtetëror të projektit amerikan të gazsjellësit, kjo heshtje e bën këtë goditje më të dhimbshme dhe më të frikshme. Ajo pati thënë që Kosova nuk ka refuzim, s’ka rrugë tjetër pos bashkëpunim me SHBA-në”, tha Haradinaj.

Exit mobile version