Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, e ka pyetur Kurtin nëse është me prokurorin a me Mujecin, asamblistin e VV’së të arrestuar dje në Tiranë nën dyshimin për trafik narkotikësh.
Ai i ka thënë Kurtit të bëhet i gjallë, pasi ky i fundit ende nuk ka reaguar për arrestimin e Besnik Mujecit.
“Albin, a je me prokurorin a me Mujecin? Bëhu i gjallë!”
Haradinaj, përveç postimit, ka lënë edhe një koment: “Deri tani Kurti e ka mbajtur anën e të akuzuarve për korrupsion e krime të tjera. Do të duhej që edhe tani të rreshtohet e ta dijmë pozicionin e tij!”