3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Pse Kurti me çdo kusht kërkon që Amerikën ta bëjë pjesë të problemit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për deklaratën për SHBA-në, ku tha se “ShBA-ja s’mund ta përfaqësojë Kosovën e as unë ShBA-në”.

Haradinaj, me anë të një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’ ka pyetur pse Kurti me çdo kusht synon që SHBA-në ta bëjë pjesë të problemit, kur ajo është pjesë e zgjidhjes.

“Cila është logjika e kryeministrit kur thotë se SHBA nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën, kur nuk mbahet mend që Amerika ta ketë kërkuar një gjë të tillë! (Pse nuk i kishte shkuar ndërmend Albin Kurtit të thoshte në vitin 1999 se Amerika nuk mund ta çlirojë Kosovën)!”, deklaroi Haradinaj.

“Detyrat dhe obligimet e një kryeministri janë të rënda, aq më tepër në rastin e Kosovës, dhe nëse nuk mund t’u bësh ballë sfidave që t’i nxjerr koha përpara, fajin nuk mund ta kërkosh diku tjetër, pos te vetja!”, deklaroi ndër të tjera kreu i AAK-së.

Ish-kryeministri përmbyll postimin e tij duke thënë se u “besoj atyre vendeve, që në krye me Amerikën, na janë gjendur në kohë të vështira”./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img