1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Projektligji për ndërtimet pa leje do forcojë buxhetin e komunave

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përshëndetur aprovimin e projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Ai ka thënë se ky është lajm i mirë meqë u mundëson qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të regjistruar pronën e tyre.

Nga ky projektligj pritet të përfitojnë edhe komunat të cilat do e forcojnë buxhetin e tyre.

“Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e vendit. Tani secili qytetarë mund ta shfrytëzojë të drejtën e tij për ta regjistruar pronën dhe të operojë me të. Me këtë ligj përfitojnë qytetarët dhe ndryshon edhe statusi i komunave, të cilat forcojnë buxhetin e tyre dhe përcaktojnë pronarët legalë. Trajtimi gjithëpërfshirës i ndërtimeve pa leje, thjeshtësimi i procedurave, ulja e kostove për legalizim të pronës, janë vetëm disa nga përparësitë e këtij ligji, të cilat duhet t’i shfrytëzojnë qytetarët e vendit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img