Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Programi i MCC-së është shembulli më i mirë i rëndësisë së partneritetit strategjik mes Kosovës e Amerikës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se hyrja në fuqi e Programit Kompakt, do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme.

Ai theksoi se ShBA-ja ka treguar lidershipin e saj në ndihmë ndaj Kosovës.

“ShBA ka treguar lidershipin e saj në ndihmën ndaj Kosovës, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. Ky kontribut është i pazëvendësueshëm dhe programi Millenium Challenge Corporation (MCC) është dëshmi e vazhdimësisë së këtij partneriteti afatgjatë mes dyja vendeve. Gjatë kohës sa isha kryeministër i vendit, pata nderin që me drejtuesit e MCC-së të bashkëpunoj në implementimin e projekteve të ndryshme me interes për vendin. Hyrja në fuqi e Programit Kompakt do të jetë ndihmesë në krijimin e fleksibilitetit dhe stabilitetit në sektorin e energjisë, duke mundësuar integrim më të madh të burimeve të ripërtëritshme”, ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version