1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj priti në takim përfaqësuesit e komunitetit rugovas

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, është takuar me një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rugovas.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të komunitetit rugovas, me të cilët ka biseduar rreth shqetësimeve të tyre lidhur me projektin e ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh, shkruan prishtinapress.eu

Siç bëhet e ditur në njoftim, Haradinaj pasi është njoftuar nga banorët e kësaj ane për shqetësimet e tyre, u ka premtuar se do t’i trajtoj me kujdes në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe e favorshme për banorët dhe investitorët potencial.

Po ashtu gjatë takimit, është diskutuar dhe ngritur si çështje nga ana e banorëve se në çfarë faze ka arritur procesi i krijimit të Trupës së Përbashkët Punues për Rishikimin dhe Korrektimin e sektorëve në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, ashtu siç është paraparë në deklaratën e përbashkët të dy presidentëve të nënshkruar në Podgoricë më 16 shkurt 2018.

Për këtë, Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi i cili ishte i pranishëm në takim, konfirmoi se është në proces të punës dhe në afat optimal do të formohet edhe Trupi i Përbashkët Punues për Shënjimin e vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img