Pas konfirimimit se Ali Krasniqi nuk do të mund të jetë pjesë e garës së 17 tetorit, AAK ka futur në listë, profesorin Xhelal Krasniqi.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partia e tij ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimarrje dhe të pakompromis ndaj të keqës.
Shkrimi i tij i plotë:
Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor dhe kandidatët më të përgjegjshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.
Në komunën ku Aleanca udhëheq tash e dy mandate, me shumë kujdes e përkushtim, në Obiliq ne ofrojmë profesorin e nderuar, Xhelal Krasniqi.
Xhelali ka mbaruar Medresenë dhe studimet në gjuhën angleze. Me përkushtim jetësor në arsim, ai ofrohet për të bashkëqeverisur me qytetarët e Obiliqit, për t’i përfaqësuar më së miri interesat e tyre, në dobi të zhvillimit dhe ngritjes së mirëqenies.
Xhelali njihet si njeri i dashur, i ndershëm dhe me integritet, cilësi këto që do i ndihmojnë në realizimin e Programit të Aleancës për komunën.
Suksese e fitore!
RH