5.7 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, ia shpreh një shqetësim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, me të cilin thotë se ka pasur “bashkëbisedim të frytshëm e miqësor”.

Haradinaj, në një postim në Facebook, tha se kanë folur për çështjet aktuale në vend.

Kreu i AAK-së i ka shprehur shqetësimin për agjendën legjislative të Qeverise “e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian”.

“Një bashkëbisedim i frytshëm e miqësor në selinë qendrore të Aleancës me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë. Diskutuam hapur për çështjet aktuale në vend. Gjithashtu, shprehëm shqetësimin tonë për agjendën legjislative të Qeverise se Kosovës, e cila në plot raste bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Integrimi euro-atlantik, është objektivi kryesor strategjik i Kosovës. Ky rrugëtim duhet të kulmojë me anëtarësim në BE dhe NATO”, ka shkruar Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img