Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ish të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Kai Eide.
“Me diplomatin e shquar, shkëmbyem pikëpamje rreth situatës në vend e rajon, dhe biseduam për të ardhmen euro-atlantike të vendit tonë. Si mik të Kosovës e falënderova për mbështetjen e tij dhënë të drejtës sonë në tavolinat diplomatike deri në pavarësinë e plotë të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.