-2.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj premton investime madhore për zhvillimin e Istogut

Kandidati i AAK-së për kryeministër,Ramush Haradinaj, prezantoi sot planin e tij për zhvillimin e Istogut, duke premtuar investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

“Ne do të investojmë në sistemin e ujitjes për çdo fshat të Istogut dhe do të ndërtojmë termocentralin e ri që do t’i japë fund krizës energjetike,” u shpreh ish-kryeministri, duke theksuar paradoksin që zona më e pasur me burime ujore në Kosovë vuan nga mungesa e ujit, transmeton Klankosova.tv.

Lideri opozitar prezantoi ekipin e tij për Istog, përfshirë Gentiana Gashi-Pepaj, Frashër Brahimaj, Ukë Blakaj dhe Bekë Berisha, të cilët sipas tij do të jenë garantues të zhvillimit të kësaj treve.

Në planin ekonomik, Haradinaj premtoi rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe asaj mesatare në 1000 euro, si dhe trefishimin e financimit për bujqit.

“Me ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit, Istogu do të shndërrohet në një pikë kyçe të zhvillimit ekonomik,” shtoi Haradinaj, duke premtuar gjithashtu uljen e TVSH-së për produktet bazë si pjesë e vizionit të tij për “Kosovën Fituese”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img