1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj premton anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në NATO: Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka theksuar se koalicioni ndërmjet partisë së tij, Nismës Socialdemokrate (Nisma) të Fatmir Limajt dhe konservatorëve siguron anëtarësimin e vendit në NATO.

Ai u zotua se nëtarësimi në aleancë do të arrihet përmes një plani veprimi do të shënonte një kthesë të madhe, jo vetëm për sigurinë e Kosovës, por edhe për zhvillimin ekonomik dhe të përgjithshëm të saj.

“Anëtarësimi në NATO, anëtarësimi direkt përmes plani aksional, e bën kthesën e madhe, jo vetëm të sigurisë, por edhe ekonomike dhe në të gjitha drejtimet tjera të jetës”, tha ai.

“Ju sigurojmë që do ta bëjmë realitet. Jo veç me e thënë, po kemi me e bë”, shtoi ish-kryeministri Haradinaj.

Madje, sipas tij, kjo do të bëhej “në muajt apo vitin e parë të qeverisjes”, transmeton Periskopi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img