Site icon PrishtinaPress

Haradinaj pranon letër për fundvit nga Donald Trump

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook, në të urohen festat e fundvitit.

Haradinaj tutje ka shkruar se Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat që përfaqësojnë shteti dhe kombi amerikan.

 Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!

Exit mobile version