Site icon PrishtinaPress

Haradinaj: Pranimi i Asociacionit në këmbim të anëtarësimit në NATO – Drafti në përputhje me Kushtetutën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka humbur kohë dy vjet me çështjen e Asociacionit.

Haradinaj shtoi se dakordimi i kryeministrit Albin Kurtit për draft-statutin është e arritur e madhe për Kosovën.

Ndonëse thotë se nuk e ka parë këtë draft, Haradinaj është i bindur se i njëjti është në përputhje me Gjykatën Kushtetuese.

E sa i përket vonesave, Haradinaj ka hedhur kritika, duke thënë se pas dy vitesh e sheh Kosovën pjesë anëtare e NATO-s.

“Vërtetë është humbur shumë kohë, pra janë humbur mbi 2 vjet. Sikurse këtë qasje ta kishim përdorur në fillim me amerikanët edhe te situata me tabelat në veri e të gjitha çështjet e dialogut, me siguri sot do të mund të ishim anëtarë i NATO-s edhe ju e shihni situatën e sigurisë që do të mund të neglizhohet. Do të ishte një e arritur e madhe. Dje, unë e kam mirëpritur ecjen përpara, pranimin e Kurtit të draft-statutit të Asociacionit edhe besoj se është një veprim i duhur por shumë i vonuar. Nuk e kam parë draftin konkret por realisht kanë qarkulluar parimet e draftit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, pra edhe po besoj fuqishëm që përmbledhja e këtyre parimeve, ky draft-statut nënkupton se bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj për EkonomiaOnline.

Ndonëse nuk e quan humbje por vonesa, Haradinaj ka deklaruar se Kosova ka mundur ta marrë edhe njohjen në të kaluarën. Haradinaj, beson se çështja e sigurisë është e domosdoshme në kohën e trazirave.

“Ne realisht kemi humbur në kualitet tonin, kemi humbur në autoritetin e fuqinë. Me qeverisjen Kurti-Osmani e Konjufca kemi humbur vazhdimësi, por kjo që kemi nxjerrë si planin që njihet si franko-gjerman që është i përkrahur nga amerikanët, realisht është punë e gjithë neve. Ashtu siç kam punuar për ushtrinë e Kosovës, kam punuar intenzivisht që edhe këtë planin franko-gjerman ta nxjerrim pas aprovimit të drejtën e hyrjes në NATO. Tani, nuk është se po humbim por se kemi fituar që kemi fituar atë që kemi mundur ta fitojmë në të kaluarën që do të ishte njohja. Megjithatë, ne po e nxjerrim të drejtën e marrëdhënieve kontraktuale me NATO-n e kjo është kryesore, çështja e sigurisë është e para sidomos ne që jetojmë në këtë rajon të trazuar. Nuk humbim por për fat të keq nuk e fitojmë atë që kishim mund ta fitojmë sikurse të kishim vepruar në kohë siç duhet”.

Haradinaj beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të bëhet shumë shpejtë, siç ndodhi me Finlandën e Suedinë. Këtë proces, Haradinaj e sheh të implementueshëm brenda dy vitesh.

“Unë besoj se nëse Kosova merr hapa të mençur e i bind aleatet. Ata e kanë mundësinë që ata me na dhënë një kontratë të shpejtë, siç ua dhanë Finlandës e Suedisë, pra ekziston mundësia. E di që duket ambicioze por dy vjet kohë me hy kohë për të hyrë në NATO. Për atë po them se sikurse para dy vitesh të kishim qenë të mençur me i krye punët, sot do të ishim në NATO dhe sot nuk do të guxonte askush me i shku mendja me na rreziku. E vërtetë që është humbur kohë por nuk bën me humb kohë sepse ekziston mundësia. Ekziston edhe një kontratë për mbrojtje mes dy vende ende pa hyrë në NATO sikurse ta kishim bërë këtë kontratë me Amerikën dhe në atë kontratë shkruhet ‘se dy vendet marrin përsipër me mbrojt territorin e sovranitetin e dy vendeve’”, u shpreh Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka kërkuar që insittucionet e Kosovës ta zbatojnë sa më parë marrëveshjen e “mos me u marrë me Serbinë”. Thotë se kjo mund të bëhet duke lidhur kontratë me Amerikën.

Haradinaj u shpreh se kryeministri Albin Kurti mund ta vonojë implementimin e saj, duke e kthyer Kosovën në status-quo. Kjo sipas tij, mund të bëhet për shkak të popullizmit të Kurtit.

“Ajo që ka ndodh të enjten është që Kurti edhe Kosova me Amerikën e evropianët me i zbatuar ato që ka ra dakord Kosova, mos me prit Serbinë, mos me u marr me Serbinë vetëm me u marrë me amerikanët dhe ta hapin kontratën në NATO. Pra kjo na intereson neve, kontrata për NATO. Ekziston varianti i dytë që është tepër i rrezikshëm për neve, që Kurti kur të kthehet këtu që me ra në presion të kolegëve të tij edhe mos me vazhduar me zbatim. Me pas pretekst që nuk e ka nënshkrua ai (Vuçiqi) edhe me na mbajt në status-quo. Nëse kthehemi në status-quo, sigurisht se mund të ketë sërish sulme dhe sigurt se do të kemi rreziqe të reja. Pra është tepër me rëndësi që mos me e kthyer prapa por me e marr guximin me dërguar përpara”, ka deklaruar ai.

Exit mobile version