1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Po habitem me Limajn, Veselin dhe Mustafën pse kaq shpejt pranuan kushtet e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se deklaratat për largimin e kampit të Bondsteel nga Kosova janë të hershme.

Haradinaj, thotë se taksa mbetet në fuqi deri në njohje të Kosovës dhe i bëri apel SHBA-së dhe KFOR-it, të qëndrojnë në Bondsteel dhe në Kosovë, si në shtëpinë e tyre, përgjithmonë.

Ai ka folur edhe për kushtet e Serbisë, që sipas tij, partnerët e koalicionet të tij, shumë shpejt i pranuan ato.

“E para, Amerika operon globalisht për siguri dhe është garant i sigurisë e i paqes në gjithë globin, edhe ku është prezent dhe ku nuk është. Mendoj se vendimet që janë fol si kërcënim për Bondsteel, janë ndoshta të hershme ose të avancuara për shkak se një vendim i tillë mund të merret, por jo në rrethana ose lidhur me taksën. Ndërsa, për të gjitha argumentet për të cilat është vendosur taksa, janë për agresivitetin Serbisë në planin e jashtëm, përpjekjet për de stabilizim në planin e brendshëm, edhe vonesa për njohje që i shkakton dëm Kosovës ekzistojnë. Taksa mbetet deri në njohje të Kosovës dhe ne i bëjmë apel popullit amerikan, institucioneve të Amerikës që jo vetëm me qëndrua në Kosovë KFORI dhe Bondsteel, por këtu janë në shtëpi të vet përjetësisht, të rrinë këtu”, tha Haradinaj.

Ndërsa, shtoi se qëndrimet e presidentit Thaçi për kufijtë janë të rrezikshëm për sovranitetin e vendit, dhe siç tha Hardianaj, presidenti Thaçi po i bënë dëm të madh Kosovës.

“Shumë e duam presidentin. Presidenti i ka bërë dëm të mëdha vendit me idetë e tij lidhur me dialogun edhe në avancimet për ndarje të Kosovës. Pra, diskutimet e tij e kanë pru gjendjen ku jemi sot… E dini situatën me Trepçën. Pra, Serbia ka provua me na dal në të gjitha temat deri sot, ka provua në ushtri, por ishim unik, ka provua në Trepçë, por ishim unik. Andaj, është keq së s’jemi unik tash. Sikur të ishim unik ju siguroi që Amerika, Evropa në kishin respektuar dhe e kishin përfillë. Vrapimi që m’u bërë amerikan t’u e hequr taksën ndaj Serbisë nuk na ndihmon shumë”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri tha se është habitur me LDK-në, me Thaçin, me Veselin e Limajn, që sipas tij, shpejt kanë pranuar kushtet e Serbisë.

Haradinaj vlerëson se presionet e SHBA-së janë produkt i politikanëve të Prishtinës.

“Unë habitem edhe ish kryeministri Mustafa, me presidentin Thaçi, habitem edhe me Veselin, habitem me Limajn dhe me të gjithë të tjerët pse kaq shpejt me pranua kushtet Serbisë. Qysh ne me shku me kushte në tavolinë. Sikur të kishim qëndrua unik që të gjithë, unë kam thënë po, jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban”, tha Haradinaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img