Ish-kryeministri Ramush Haradinaj është përshëndetur sot “ftohtë” me kryeministrin Albin Kurti.
Gjatë ceremonisë për nder të shënimit të 35-vjetorin e Grevës së Minatorëve, Haradinaj nuk është ngritur në këmbë fare për ta përshëndetur Kurtin.
Ai vetëm ia ka dhënë dorën dhe e ka shikuar në sy të parin e qeverisë.
Më pas, Haradinaj shihet duke ia bërë me sy dikujt në ceremoni.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është prej kritikeve kryesor të kryeministrit Kurti. Nga vitit i kaluar, AAK-ja e Ramush Haradinaj ka kërkuar rrëzimin e Qeverisë Kurti me mocion të mosbesimit.