Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar Ekrem Rexhën, komandant Drinin në 21 vjetorin e vrasjes.
Haradinaj ka shkruar se Komandant Drini ishte udhëheqës i zoti kurse vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin.
“Njëzetenjë vjet pa Ekrem Rexhën!Komandant Drini, u bë pjesë e historisë së lavdishme të UÇK-së, në të cilën u dëshmua si udhëheqës i zoti, strateg dhe vizionar. Njeri i afërt e i respektuar nga të gjithë, vrasja e tij ishte humbje e madhe për vendin, dhembje e madhe për familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e njohën. Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Drinit”, ka shkruar Haradinaj.